Nga: Tritan Shehu/Fb
Mbledhja e djeshme e Kryesise se PD ishte nje takim pune, ku u debatua, u diskutua, u rrahën mendime dhe u arriten konkluzione te rëndësishme me unaniminitet.
Debati, qofte dhe me ngarkesa emocionale, nuk është “krim”, veçanërisht kur përfundimi është krejt pozitiv.
Kushdo qe thotë te kundërtën për atë mbledhje nuk thotë te vërteten!!
NDERKAQ PO DEGJOJ NE MEDIA JO VETEM GENJESHTRA, POR EDHE DISA RREGJISTRIME AUDIO TE ASAJ MBLEDHJE!!!
Cilindo qe i ka realizuar ato, ka bere një turp te vërtete.
Jo se ato cfare u thane ne mbledhje kane ndonjë problem, absolutisht jo, por se kështu cfaqet nje mentalitet e tentative e shëmtuar “cimkash”!
Nqs kjo eshte realizuar me vendosje “cimkash” nga te jashtem, gjë e mundshme; flet pikërisht per nje veprim te inskenuar e ligjërisht te denueshem.
Nqs kjo është bere nga dikush brenda mbledhjes, kjo flet per nje nivel moral meskin te autoreve, qe ne fakt kështu meritojnë vetëm perbuzje.
SECILI NGA NE MUND TE MENDOJE SIC GJYKON VETE, POR DUHET TE KETE GUXIMIN NQS DESHERON, QE MBAS MBLEDHJES TE THERRESE GAZETARET DHE TU CFAQE ATYRE HAPUR MENDIMET E TIJ.
Te regjistrosh nga brenda apo nga jashtë ato qe diskutohen ne një mbledhje te mbyllur kolegjesh e me tej veçanërisht t’i publikosh duke i manipuluar ato, per te transformuar ate cfare ndodhi aty, eshte shume larg vlerave minimale njerëzore, morale, politike e bashkëpunuese.
Fjalet a mendimet tona nuk ka pse t’i publikoje ndokush si “skuth”; secili duhet te këtë guximin qe ta beje vete këtë nqs dëshiron, me figure e ze, aq me shume pa përdorur regjistrime “alla sigurim”.
KETE DUHET TA BEJE GJITHESECILI NE POLITIKE NDRYSHE VETEM POLITIKAN NUK ESHTE…!
Veritas.com.al/