
Nis seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për Erion Veliajn, i cili kërkon heqjen e masës së arrestit në burg. Avokati i mbërritur nga SHBA Joshua Robert ka bërë kërkesë për të marrë pjesë në seancë, por nuk ende nuk është marrë vendim nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili pritet të shqyrtojë edhe kërkesën e kryebashkiakut.
Të pranishëm në seancë janë edhe dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado.
Një ditë më parë, Veliaj tha se në seancën e së martës, ku kërkon lirinë, do të flasë më shumë për çështjen ndaj tij. Ai theksoi se do të mbrojë veten, familjen, por edhe çdo shqiptar që beson te drejtësia.
Komente