Ish nëpunës i Bashkisë së Sarandës dhe i mbiquajtur si ‘Escobar i Ballkanit’ u dorëzua në polici në një mëngjes të ftohtë, në mes të rrugës Delvinë- Finiq në Sarandë. Ora ishte 08: 45, e martë. Një histori e gjatë mes Greqisë e Shqipërisë dhe Ballkanit e Amerikës, e skeduar si ‘Klement Balili, kush e kap’, përfundoi njësoj siç dorëzohet detyra e ushtarakut që patrullon natën në bregdet.

Para se të dorëzohej, Balili ka paraqitur dy kushte.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje rreth vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Veliu ka zbuluar edhe dy kushtet që Balili i kishte vendosur autoriteteve. Sipas Veliut, si kusht i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi. Mes të tjerash Veliu tha se pas kontakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.

“Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese”, tha Veliu.

Balili ndodhet në Komisariation nr 6 të  Policisë në Tiranë.

VERITAS.COM.AL/