Të dielën e 3 tetorit, ai i paralajmëroi shqiptarët se duhet që të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, pasi edhe Shqipëria, ashtu si pjesa tjetër e Evropës, do të pushtohet nga një krizë e jashtëzakonshme energjetike.

Në të vërtetë, kriza ka goditur tashmë një pjesë të madhe të botës: nga Evropa në Kinë.

Në përmbyllje të sezonit veror, rezervat e gazit natyror në Bashkimin Evropian ishin “shumë” nën nivelet normale për të njëjtën periudhë të vitit.

Sipas një publikimi të Qendrës për Studime të Evropës Lindore në Universitetin e Zyrih-ut, furnizimet përllogariteshin rreth 12% kundrejt 64% gjatë viteve të kaluara.

Gjatë verës, çmimet e gazit në një pikë kryesore tregtare në Holandë arritën një rekord 17-vjeçar.

Që nga shtatori, çmimet evropiane të gazit natyror janë rritur gjashtë herë në krahasim me të njëjtën kohë në vitin 2019, pak para pandemisë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, çmimet e energjisë elektrike me shumicë janë rritur në më shumë se 10 herë mbi mesataren e dekadës së kaluar. Kontrata kryesore e Bashkimit Evropian e energjisë është dyfishuar këtë vit.

Në Spanjë, çmimet e larta të energjisë elektrike janë lajme në faqet e para të mediave, ndërsa kanë nxitur revolta kundër qeverisë.

Në Gjermani, çmimet e energjisë kanë tejkaluar kulmin e tyre të vitit 2008. Si rezultat, firmat po kufizojnë prodhimin dhe çmimi i mallrave të lidhur direkt me energjinë elektrike, siç është alumini, po rritet.

Në Britani, disa kompani më të vogla të energjisë kanë falimentuar dhe fabrikat me energji intensive janë mbyllur.

Në Itali, ministri i Inovacionit Teknologjik e ka futur vendin në panik, duke njoftuar rritjen e ardhshme prej 40% të tarifave të energjisë. Qeveria e Romës ndërhyri në pjesën fiskale të faturave për të qetësuar rritjen dhe për të ndihmuar familjet më të varfra.

Kryeministri italian fton të gjitha qeveritë evropiane të bëjnë të njëjtën gjë në Bruksel, duke shtuar gjithashtu ftesën për të investuar në burime alternative të energjisë për të kombinuar kursimet dhe ekologjinë.

Një bashkim faktorësh është përgjegjës për krizën energjetike të Evropës.

Duke pasur gjithnjë në vëmendje zgjedhjen politike të bërë nga vendet e OPEC-ut që e kishin mbajtur çmimin të qëndrueshëm vitet e fundit, cilat janë shkaqet pas kësaj krize?

Së pari, një seri ngjarjesh ekstreme të motit dhe modele të pazakonta sezonale kanë ndikuar si në kërkesën, ashtu edhe në furnizimin me gaz.

Dimri, në pjesën më të madhe të Hemisferës Veriore, veçanërisht Azi, ishte jashtëzakonisht i ftohtë në fillim të këtij viti, i ndjekur nga një pranverë e ftohtë në Evropë, e cila rriti kërkesën për ngrohje me gaz.

Moti në Teksas, gjithashtu, pengoi SHBA-në në prodhimin e gazit, duke rezultuar në uljen e eksporteve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Azi dhe gjetkë, gjatë muajit shkurt, nga ana e SHBA-së.

Më pas, vera e nxehtë në Kinë, Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe disa pjesë të tjera të botës rritën kërkesën e gazit për energji elektrike për ftohje.

Së dyti, burimet e tjera të prodhimit të energjisë elektrike kanë pasur pengesa.

Prodhimi i erës në Evropë ka qenë nën mesataren këtë vit, për shkak të periudhave të gjata të motit me më pak erë.

Kërkesa për gaz dhe qymyr është rritur për të kompensuar prodhimin e reduktuar të energjisë së rinovueshme, duke rritur kështu çmimet e karbonit.

Kërkesa për lëndë djegëse fosile pritet të rritet më tej, pasi Gjermania heq tre reaktorë bërthamorë nga rrjeti këtë vit si pjesë e mbylljes së saj bërthamore.

Ndërkohë, kushtet e thatësirës në Kinë dhe Amerikën e Jugut kanë çuar në zvogëlimin e prodhimit të hidrocentraleve, duke rritur vëmendjen ndaj furnizimit me gaz.

Së treti, rimëkëmbja ekonomike nga pandemia ka qenë e fortë si në Evropë, ashtu edhe në Azi, duke rritur kërkesën për energji për të furnizuar shtëpitë, fabrikat dhe bizneset e tjera.

Së katërti, pavarësisht përkeqësimit të shtrëngimit të tregut dhe rritjes së çmimeve standarde, kompania shtetërore e gazit rus, Gazprom, nuk i ka rritur dërgesat e gazit drejt Bashkimit Evropian, sepse nuk është në gjendje, ose nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Evropa, edhe pse ka kohë që dëshiron të shumëzojë burimet e saj furnizuese të gazit, për momentin është e varur nga gazi rus.

Rusia, qartësisht, do të bëjë presion duke mos rritur prodhimin e saj të gazit, me shpresë që hapja e korridorit Nord Stream 2 drejt Gjermanisë të fillojë sa më shpejt.

Duhet parë nëse Rusia fillon furnizimet me gaz përmes këtij tubacioni këtë dimër, ose rrit ato me tubacionin ekzistues përmes Ukrainës.

Së pesti, vetë politika klimatike po rrit çmimet evropiane të energjisë. Evropa ka disa vite që ka filluar politikat e saj të uljes së prodhimit të karbonit, gjë që ka çuar në uljen e lejeve për tregtim dhe, rrjedhimisht, çmimin e karbonit.

Çmimet e larta të karbonit rritën çmimet e gazit natyror, duke parandaluar shndërrimin e gazit në qymyr që përndryshe do të kishte ndodhur.

Një faktor i gjashtë mund të jenë efektet e Uraganit Ida, i cili reduktoi prodhimin në Gjirin e Meksikës.

Si rezultat i gjithë këtyre dinamikave të tregut, magazinimi i gazit natyror është në nivelet e tij më të ulëta në një dekadë.

Nëse dimri evropian do të jetë tepër i ftohtë, rezervat e gazit natyror mund të jenë të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesën e konsumatorëve dhe rritjen e çmimeve të energjisë.

Disa fabrika të mëdha industriale tashmë janë mbyllur në Britani, për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Ndërkohë që bizneset në Kinë po përballen me rreziqe të ngjashme.

Në këtë panoramë, Rusia do të jetë në një pozitë veçanërisht të fortë, sidomos kur Nord Stream 2 po kthehet në faktor për të diktuar kushtet e një tregu evropian të dëshpëruar për të gjetur më shumë furnizime me gaz natyror.

Në të vërtetë, nëse Evropa përballet me një mungesë gazi, ajo do të rrisë fuqinë e Rusisë për të kërkuar që Gjermania të lejojë që gazi të kalojë përmes tubacionit edhe para se të jepet certifikimi përfundimtar.

(Linjat e shpërndarjes së gazit nga Rusia)

Për më tepër, në një treg global të gazit natyror, rritja e çmimit do të prekë në mënyrë globale.

Ajo që ndodh në Evropë, nuk mund të mbetet në Evropë. Çmimet e gazit natyror në SHBA kanë arritur nivelin më të lartë në shtatë vjet.

Rritja e çmimit të naftës shkakton rritje të një pjese të madhe të çmimeve të energjisë dhe mallrave.

Në fakt, çmimet e grurit, perimeve, sheqerit, vajit, letrës, aluminit dhe çelikut raportohen në rritje.

Prandaj, çmimi i një pjate me makarona, librave dhe gazetave do të rriten, ashtu sikurse dhe kostot e ndërtimit, që është për shembull aktiviteti themelor ekonomik në Shqipëri.

Në nivelin evropian, inflacioni ka shkuar nga 0.4 për qind në janar, në 3 për qind sot.

Gjithsesi, jo gjithçka është e zezë sterrë.

Njerëzimi, veçanërisht Evropa, ka parë sfida shumë të mëdha edhe më parë, si për shembull ajo e vitit 2006, e cila kaploi gjithë kontinentin dhe pjesë të globit.

Në atë periudhë, për sa i përket naftës fjala bie, çmimi i një fuçie ishte sa dyfishi i çmimit aktual. Ai i gazit, madje, ishte deri në tri herë më i lartë se kaq, për një periudhë të gjatë kohore.

Edhe në parashikimet më pesimiste, në ato nivele çmimesh, nuk arrihet në ato nivele.

Çmimi i naftës këtë vit është rritur me 94%. Vetëm muajin e fundit u rrit me 10.5%, duke e çuar çmimin aktual në 77 dollarë për fuçi.

Në vitin 2006, kapi vlerën e 140 dollarëve. Ndërsa trendi që pritet të mbahet në vitin 2022, projektohet në 70 dollarë.

Gazi, po ashtu, është rritur edhe më shumë, me 123% të çmimit. Ai sot shitet me 5.9 dollarë për MMBtu (British Therman Unit).

Çmimi mund të shkojë në 2022-shin deri në 6.5 dollarë për MMBtu. Mirëpo sërish, në 2006-ën, ai ka qenë në shifra prej 15 dollarësh. Ndaj, vështirë se arrihet.

Problemi i vërtetë shtrohet te qymyri, i cili është në rekord historik. Me 228 dollarë për ton, çmimi i tij vitin e fundit është rritur me 292% dhe vijon ende të rritet.

Një pjesë e mirë e energjisë elektrike botërore (veçanërisht në Kinë), prodhohet në uzina qymyri dhe pjesë të industrisë kanë reduktuar prodhimin, për shkak të mungesës së energjisë.

Në Shqipëri, si në Ballkan në përgjithësi, ne konsumojmë më pak gaz sesa në Evropë, por konsumojmë më shumë naftë dhe energji elektrike.

Dhe, megjithëse ne jemi prodhuesit kryesorë të naftës në të gjithë rajonin me 14 mijë fuçi në ditë, ne jemi të detyruar ta importojmë atë dhe të kemi një nga çmimet më të larta të shitjes në botë: një shqiptar shpenzon dhjetë për qind të të ardhurave të tij për të blerë benzinë. Dhe, tani, prodhimi pritet të bjerë me 33 për qind.

Për fat të mirë, në renditjen e kostove të energjisë në Evropë, Shqipëria kualifikohet në vendin e gjashtë për çmimin më të ulët pas Ukrainës, Rusisë, Bjellorusisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Qeveria ka financuar ndërhyrje për impiantet e energjisë alternative (era, diellore etj.) Me synimin për të arritur të paktën 33 për qind të energjisë së pastër. Një mënyrë për të respektuar mjedisin dhe për të lehtësuar faturën kombëtare. Por, duke supozuar se kjo mund të arrihet, do të duhet pak kohë.

Dhe stuhia e energjisë po afrohet në mënyrë kërcënuese.

Edi Rama ka të drejtë, do të jetë një dimër shumë i ftohtë (edhe për shkak të daljes nga pandemia dhe rimëkëmbjes së ekonomisë).

Ai dhe Qeveria e tij gjenden përballë faktit se duhen marrë masa, qoftë edhe indirekte, në ndihmë të shtresave të ulëta dhe të mesme.

Rritja e inflacionit dhe deficitit buxhetor, më së shumti, do të rëndojë pikërisht mbi xhepat e kësaj kategorie.

Por, ky është plani i tejkalimit afatshkurtër. Masa e vërtetë dhe afatgjate, kurrsesi nuk mund të jetë asnjë tjetër, përveçse një masë globale në kuadër të ndryshimeve klimatike që po godasin të gjithë.

Shtyrja e politikave të reja për klimën ka nisur në 2015-ën në Paris, por nuk ka pasur hovin e dëshiruar në ngjizje.

Ndaj, një krizë e radhës ekonomike, mund të jetë realisht një mundësi – e re – për të shtyrë më shumë mbi rrugën e nisur drejt të gjelbrës.