(FOTO: Letra nga Emiri i Katarit do t’i dërgohet Emirit tw Kuvajtit, e mbështjellë me këwtë pikturë, sot në mëngjes)/
Arabia Saudite dhe tre shtete të tjerë Arabe e kanë shtuar afatin që Katari të pranojë listën e kërkesave ose të përballohet me sanksionet pas 48 orësh.
Afati i fillimit për Katarin për të pranuar 13 kërkesat e grupit tës hteteve të Gjirit, duke përfshirë edhe pushimin e rrjetit të informacionit Al Jazeera, ka skaduar të Shtunën.
Shteti i Gjirit ka thënë se do të japë një përgjigje zyrtare përmes një letre drejtuar Kuvajtit, ditën e hënë.
Katari ka mohuar akuzat nga fqinjët që i quan ‘akuza ekstremiste’.
Ministri i jashtëm i shtetit do të udhëtojnë drejt Kuvajtit sot në mëngjes (e hënë) për të dërguar letrën që emiri i Katarit i dërgon emirit të Kuvajtit, i cili është ndërmjetësi kryesor në krizën e Gjirit.
Të Shtunën,ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani tha se shteti i tij ka kundërshtuar kërkesat, por ishte gati që të nagazhohej në një dialog në kushte të drejta.
Katari, kohët e fundit, ndodhet nën një situatë diplomatike dhe ekonomike të paprecent sanksionesh nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj, Egjypt, Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) dhe Bahrain.
Veritas.com.al/