Rritet sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, duke shtuar në 24 orët e fundit 6 raste të reja, ndërkohë që 35 persona ndodhen të shtruar te Spitali Infektiv.
Zv.ministrjaa e Shëndetësisë Mira Rakacolli, informoi mesditën e sotme se nga testet e kryera kanë rezultuar edhe 6 persona të tjerë të prekur nga Covid-19, duke çuar në 70 numrin e të prekurve.
Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19, ku 5 raste janë nga Tirana, dy raste kontakti dhe tre raste të reja dhe një 82 vjeçare nga Fieri.
Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste.
Në Tiranë janë 50 qytetarë; në Durrës 5 qytetarë; në Lushnje 2 qytetarë; në Elbasan 2 qytetarë; në Fier 7 qytetarë; në Rrogozhinë 2 qytetarë; në Kavajë 2 qytetarë dhe janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Nga 35 pacientët e shtruar 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
“Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave, duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!”, deklaroi Rakacolli/
Ajo përsëriti apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.
VERITAS.COM.AL/