Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh sot për të përcaktuar aksionin opozitar por edhe për të zgjedhur drejtuesit e rinj ka vendosur të mbështesë krijimin e një qeverie kalimtare për të përgatitur zgjedhje të lira.

Media raporton se Këshilli Kombëtar i PD vendosi të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Po kështu PD ka vendosur ‘të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme’. U ngarkua kryesia e re qe te hartoi aksionin e protestave.

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se qëllimi kryesor është largimi i kryeministrit Rama. “Por së pari vjen beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model njëherë e mirë institucionet, nga politika, nga Shqipëria. PD do ta udhëheqë këtë beteje jetike për Shqipërinë bashkë me shqiptarët dhe do ta fitojmë këtë betejë”, deklaroi kreu i PD.

Veritas.com.al/