“Unë betohem se zyrtarisht marr pushtetet ekzekutive të vendit si president në detyrë”, tha Juan Guaidó para turmave që brohorisnin në protestën e të Mërkurës.
Pak minuta më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e njohu 35- vjeçarin si lider kalimtar i vendit.
Ai e shpalli qeverinë e Nicolás Maduro si “ilegjitime” dhe inkurajoi vende të tjerë që të mbështesin politikanin e opozitës.
Por kush është Juan Guaidó?
Zgjedhja e tij si lider i opozitës në Asamblenë Kombëtare i ka dhënë energji të reja kundërshtimeve ndaj zotit Maduro në vendin e zhytur në krizë të egër ekonomike.
Por më parë ai ishte relativisht i panjohur derisa sa u nxor si lider i organit legjislativ para tre javësh.
Zoti Guaidó ka lindur si një nga të shtatë fëmijët e familjes në qytetin port të La Guaira në shtetin e Vargas.
Ai ishte 15 vjeç kur profesori i Nicolás Maduro, Hugo Chávez, erdhi në pushtete në vitin 1999.
Në të njëjtin vit një përmbytje e madhe nga një shi i rrëmbyeshëm, goditën La Guaira, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe duke shkatërruar gjithë brezin e qytetit.
Zoti Guaidó dhe familja e tij mbijetuan tragjedinë e Vargas, gjithashtu njerëz afër tij raportohet se përgjigja e paplotë e qeverisë ndaj tragjedisë e tërhoqi atë në politikë.
Ai studioi inxhinieri industriale në universitet, para se të kompletonte graduimin shkencor në George Ëashington University në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe në shkollën e biznesit privat në Venezuela në ‘Instituto de Estudios Superiores de Administración’.
Zoti Guaidó është zgjedhur në Asamblenë Kombëtare në vitin 2011 dhe është bërë përgjegjës për shtetin ku lindi në vitin 2016.
Veritas.com.al