Do të jemi opozita e vërtetë- ka deklaruar sot Petrit Vasili në emër të LSI.
Kryetari i LSI-së Petrit Vasili në një konferencë për mediat ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka falënderuar 230 mijë votuesit e kësaj partie.
Për Vasilin, zgjedhjet e 25 qershorit u bënë në strategjinë e terrorit dhe në bërjen e Policisë së Shtetit njësh me krimin.
Sipas konferebncës së parë pas zgjedhjeve, opozita e LSI “do të zhveshë strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj, të një vendi që duhet të çlirohet nga kthimi në një gropë plehrash, nga koncensione që ishin pa zë sepse opozita ishte pa zë, si ajo e Sali Rexhepit njëherë e një kohë kurse tani do të ketë një opozitë jo të kapur, jo të blerë, që do të ketë një mision të jetë zëri i qytetarëve dhe do të ketë mision çlirimin nga bandat nacional-socialiste të Rilindjes”- tha Vasili..
“Këto zgjedhje kanë qenë më të shëmtuarat” dhe me probleme- deklaroi Vasili.
Duke evokuar një histori politike me numra votash, zoti Vasili tha se “230 mijë vota janë 230 mijë mesazhe për një mision të madh që i ngarkohet LSI-së dhe LSI do të luftojnë në mënyrë të hekurt që Shqipëria të mos udhëhiqet nga bandat nacional-socialiste të Rilindjes bashkë me mekanizmin Gestapo të Task Forces që nuk kishte mision tjetër veç goditjen e LSI”.
“Shqiptarët kërkuan opozitë të vërtetë dhe do të kenë opozitë të vërtetë dhe ne nuk do t’i ndahemi 24 orë këtij misioni për të demaskuar këtë dukuri thellësisht negative për të ardhmen e vendit dhe do t’i prijmë të ardhmes së vendit”, përfundoi Vasili.
Veritas.com.al/