Tonin Vocaj, drejtori i Policisë Kriminale, rezultoi i pastër në të tre komponentët e vlerësimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e pyeti Vocajn edhe për foton e publikuar në media në 2013 me Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Sipas Vocajt ai është njohur me Frrokun në vitin 2006 kur ndiqnin studimet në Universitetin “Kristal”. Fotot janë publikuar në faqen e tij në Facebook muaj para se të kryhej vrasja e komisar Dritan Lamajt.

Sipas Vocajt nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë konflikt. Sipas Vocajt, ai ka shkuar i pari në vendngjarje, madje ka qenë ai që ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e Frrokut.

Veritas.com.al/