Vajza që vdiq gjatë operacionit në një spital; privat në Tiranë quhet Blerta Pepa.

Besoj se të gjithë, ose shumica nga ne, e kemi në sy portretin e saj në ekran dhe jetojmë me zërin e saj. Blerta ishte vetëm 12 vjeç kur këndoi për “Gjeniun e Vogël” në vitin 2014, dhe na la me mbresat më të pashlyera.

Tani ajo ishte rritur edhe tre vjt më shumë.

Një incident në mësimin e fiskulturës në shkollën “Çajupi” në Tiranë, e bëri që të trokiste në dyert spitalit për të kryer operacion.

Ngjarja tragjike ka ndodhur dje. Deri më tani merret vesh se shkak i vdekjes mund të ketë qenë doza e lartë e anestezisë; kjo ka shkaktuar komplikacionet që sollën vdekjen e vajzës.

Mjeku që kujdesej për anestezinë e Blertës, pas ngjarjes tragjike tentoi të vetëvritej.

/Veritas.com.al/