Një tjetër avion i është shtuar linjës ajrore “Air Albania”. Pas “Lasgushit” e “Migjenit” flotës ajrore shqiptare i është shtuar edhe avioni i quajtur”Naimi”.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.

Lasgushi ishte avioni i parë i cili fluturimin e parë e zhvilloi drejt Stambollit, kurse Migjeni ishte avioni i dytë që iu bashkua kompanisë “Air Albania”