
Një shpërthim i madh ka ndodhur në kryeqytetin e Libanit, në Bejrut.
Shpërthimi masiv i së martës ka tronditur një pjesë të Bejrutit, duke bërë që në ajër të ketë re të dendura të tymit, raportojnë mediat e huaja.
Raportimet fillestare thonë se shpërthimi ka ndodhur në depot e portit të Bejrutit.
Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur. “Forca e shpërthimit ishte e madhe”, thanë gazetarët e Al Jazeera, duke raportuar nga vendi i ngjarjes.
Agjencia Reuters ka bërë lidhje të drejtpërdrejtë me vendin ku ndodhi shpërthimi. Gazetarët vendas thonë se aktualisht gjithcka është e paqartë dhe se në vendngjarje ka panik.
VERITAS.COM.AL