“Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta.”

Kjo është dëshmia e vjehrrës së gruas nga Gjirokastra, që u bë gruaja më e bujshme në gjithë vendin, për shkak të një video- skandali që ka rëgistruar vetë ajo. Përmbajtjen e videos e transmetoi mbrëmë Televizioni Klan në emisionin investigativ  “Stop”.

Dëshmia e vjehrrës, është pak a shumë njëra pjesë e  portretit të grua.

Portreti më i plotë i saj është ky:

Gruaja që regjistroi audion ishte denoncuar muaj më parë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” po të Televizionit Klan,  nga ish -vjehrra e saj. Merushja pretenon se ajo e “kishte rrahur” dhe e kishte lënë pas shtëpi dhe se ishte e detyruar “të flinte në garazh”. Sipas saj, ish-nusja e djalit, denoncuesja e gjyqtarit Boçi, ia kishte marrë shtëpinë me një vendim të dhënë papritur nga Gjykata e Apelit, vendim i marrë brenda ditës. Merushja tregon se me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, ish –nusja e djalit kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë “e mija”- sipas vjehrrës. Djali dhe nusja, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka; prandaj paguante vjehrra- sipas saj .

Emri i gruas denoncuese, me siguri nuk është mirë të bëhet i njohur sot për sot.

/Veritas.com.al/