Është normalizuar gjatë mesnatës situata e zjarrit në qytetin e  Poliçanit. Në fikjen e zjarrit u angazhuan 3 mjete dhe 15 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Berat, 1 mjet me 6 zjarrfikës të Skraparit dhe dhjetëra forca ushtarake.

Zjarri nisi fillimisht në  pyllin që ndodhet pranë Uzinës së Armëve në Poliçanit dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri u përhap me shpejtësi, duke ju afruar zonës C, në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Fatmirësisht zjarri devijoi drejt zonës malore, duke u shmangur kështu rreziku i afrimit të tij drejt depove të armatimit.

Pas shumë orësh lufte me flakët, zjarrfikësit dhe ushtria bën të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe normalizimin e situatës.

Ndërkohe që forcat zjarrfikëse së bashku me ato  ushtarake kanë qenë nën monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të shmangur rrezikun e riaktivizimit të vatrave të zjarrit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *