Prokurorët në New York kanë plotësuar dosjen e akllëzimit penal kundër Kompanisë ‘Weinstein’ me pretendimin se studio ka dështuar të mbrojë stafin nga Harvey Weinstein.

Producenti i filmit po përballet me disa akuza për abuzim seksual, ku përfshihen edhe përdhunime; por ky ka mohuar të ketë bërë seks jo konsensual.

Padia dyshon se zoti Weinstein ka abuzuar femra të punësuara dhe ka kryer kërcënime verbale për vrasjen e anëtarëve të stafit.

Një avokat i zotit Weinstein tha se një “hetim i ndershëm” mund të tregojë se disa nga akuzat janë të pamerituara.

Veritas.com.al/