Ministria e Shëndetësisë ka publikuar së fundmi shifrat e Covid-19 në vendin tonë. Asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 3,340 testime, kemi 45 të shëruar dhe vetëm 9 raste të reja.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (3 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,340
Testime totale 730,079
Raste pozitive 132,360
Raste të shëruara 129,566
Raste Aktive 343
Humbje jete 2,451