Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, deklaroi se autori i dyshuar i krimit në Pogradec, Denis Meçe, nuk kishte asnjë njohje me viktimën Eglantin Proga.
Në konferencën për shtyp ku mbrojti veprimet e policisë në këtë ngjarje, Rrumbullaku tha se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit.
“Në rastin e ngjarjes në Pogradec, autori dhe viktima nuk njiheshin dhe nuk është e vërtetë asgjë nga pistat që përfliten. Po keqinformohet. Ajo ngjarje ishte një konflikt i çastit”, tha Rrumbullaku.