(FOTO: Pamje nga mjedis me borë në Lushnjë)/

Numri i viktimave nga moti i ftohtë i javës së fundit ka kapur shifrën 3. Një 52 vjeçar identifikuar me emrin Bashkim Çepa është gjetur i vdekur në fshatin Golem, Lushnjë. Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët e viktimës. Mësohet se ai punonte si roje në një pallat, familjarët e kanë gjetur të ngrirë në vendin e punës.

Dy viktima të mëparshme të shkaktuara nga i ftohti janë një 53 vjeçar në Sarandë dhe një tjetër 38 vjeçar në Durrës. Që të dy këta ishin të pastrehë.

/Veritas.com.al/