(FOTO: Kryetari i shoqates se te perndjekurve politik ne Shkoder, Zenel Drangu)/
Në kohën kur PD po përgatit protestën kundër emërimit të deputetit socialist Gramoz Ruçi si kryetar i Kuvendit, përfaqësuesi i shoqatës së të përndjekurve politik në Shkodrë bën një surprizë:
‘Jo!’- thotë ai, nuk protestojmë.
Kryetari i shoqatës, Zenel Drangu thotë se nuk ka arsye për të protestuar për emërimin e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, raporton ‘Star Plus Tv’ nga Shkodra.
Sipas tij e gjithë kjo situate është derivat i politikave të Partisë Demokratike e cila 15 vite në pushtet nuk vendosi një ligj që pengonte rikthimin e figurave të tilla- sipas tij.
Për sa i takon vrasjes se 4 djemve shkodranë në 2 prill në 1991 , kohë në të cilën Ruçi ishte Ministër i Brendshëm, Kryetari Drangu tha se ai është gjykuar një herë nga drejtësia, e nëse ka patur manipulim vettingu do e zbardh.
PD ka bërë të ditur se sesioni i ri parlamentar do të nisë me protesta.
Skenarët e protestës po diskutohen në forumet organizative, po mendohet që ajo të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit me synim për të penguar votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt, si ministër i Brendshëm.