
Visho Ajazi Lika, ish-kreu i SHISH, i dorëhequr pak ditë më parë, është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ambasador i Shqipërisë në NATO. Propozimi i është drejtuar Presidentit Ilir Meta, i cili në bazë të Kushtetutës ka të drejtën e dekretimit ose jo të propozimit.
Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i drejtorit të Shërbimit informativ të Shtetit, ndërsa Presidenti ende nuk ka firmosur dekretin për emërimin e pasuesit të tij në këtë detyrë, edhe pse kryeministri ka dhënë si propozim nënkryetarin e këtij institucioni.
Veritas.com.al/