Nga: Ylli Dylgjeri/

Para 1 viti shkrojta:

Lajmërim

Duhet të jemi esëll!

CC – Në vëmendje të të gjithë individëve

që janë Objekt i Vettingut dhe SPAK-ut

Këtë festë, nata e Vitit të Ri 2018 do të jetë ndryshe. Shumë nga Ne do te jemi nën hetimin për vitet që kemi shërbyer në Administratën e Lartë Shtetërore.

Ndaj, e ndjej si detyrim shoqëror dhe intelektual T’ju njoftoj që të jeni esëll gjatë këtyre orëve, dhe të mos rëndoheni nga pijet alkoolike. Rekomandohet vetëm pije tretëse e me gaz!

Nuk dihet kur do të bëhen goditja! Godina e re

e burgut është në prag të përurimit. Personeli gardian është gati për ofrimin e metodave më të fundit të edukimit. Dhomat janë ajrosur dhe sapuni “Duru” ju pret në çdo tualet!

Prokuroria dhe SPAK po mprehin lapsat! Ndërkohë, Ambasadori Lu na tha se Peshkimi fillon në Janar, por…Janari hyn në orën 00. 01, pra qysh natën e 31-ishit. Kujdes!

Janë 40 vepra që do të hetohen. Ndërkohë

Ne jemi mbi 40-të? Jemi mbi 400?Jemi Mbi..!!!

Bëni kujdes! Mos Ju shpëton goja nga padurimi. Vigjilentë, e të jemi esëll!

Prokuroria ka bërë edhe një ofertë për vitin e Ri;

E para,

Edhe Babo Natale te hedh prangat. Kush dorëzohet vetë, ka zbritje dënimi dhe dhoma nga deti në burg!

Kush tregon shokun, fiton nga Programi i Mbrojtjes se Dëshmitareve!

Kush jep dorëheqjen, ka lehtësira se hap vende te reja pune.

Ka dhe bonus, do jepet te emisioni i Arditit .

Kaq sa për fillim.

Veritas.com.al/