ROME (AP) – Një gjykatë italiane ka vendosur që vizatimi ikonik “Njeriu Vitruvian” i Leonardo Da Vincit mund të huazohet në Muzeumin e Louvre në Francë, duke zgjidhur një mosmarrëveshje kulturore të vazhdueshme midis Italisë dhe Francës.
Gjykata e Venecias javën e kaluar kishte pezulluar huadhënien e vizatimit me famë botërore,qe është pjesë e një serie veprash nga Leonardo dhe Raphael që qeveria italiane ka pranuar të dërgojë në Paris.
Vendimi i së mërkurës pastroi rrugën për huanë, duke refuzuar një ankesë të paraqitur nga një grup i trashëgimisë italiane “Italia Jonë’, e cila pretendonte se vizatimi ishte shumë i brishtë për të udhëtuar dhe rrezikonte të dëmtohej.
“Njeriu Vitruvian” aktualisht është mbajtur në një kasafortë tip klimë-kontroll në Galerinë Akademike të Venecias dhe është ekspozuar në publik vetëm me raste.
Veritas.com.al/