Ish-presidenti grek Karolos Papulias, i cili shërbeu dy mandate midis 2005 dhe 2015, ndërroi jetë të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca.

Papulias, i cili ishte gjithashtu ministër i jashtëm në 1985-89 dhe 1993-96, ishte një anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste PASOK dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të saj të ndjerë dhe ish-kryeministrit Andreas Papandreu

Presidentja Katerina Sakellaropoulou bëri homazhe për Papulias dhe e vlerësoi atë për rolin e tij në rezistencën kundër pushtimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kundër juntës ushtarake të Greqisë 1967-74.

‘Pjesëmarrja e tij në rezistencën kombëtare dhe luftën kundër diktaturës…pasqyroi përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë, të cilat ai i mbrojti gjatë gjithë jetës së tij,’- tha Sakellaropoulou në një deklaratë.

Karolos Papulias ishte nje nga personalitetet politike qe punoi per te shkrire akujt mes Shqiperise dhe Greqise, qe gjate Luftes se Ftohte