Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të mikpritet në Tiranë më 22 maj nga vetë kryeministri Edi Rama rreth orës 12:00.
Fillimisht do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani e më pas në orën 12.00 do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimt me kreun e qverisë, i cili parashikohet të zgjasë rreth një orë, pritet të ketë edhe një dalje për mediat. Në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj.
Tabloidi britanik ‘The Sun’ shkruan se Cameron do të vijë në Shqipëri për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.
Një nga masat e marra të qeverisë britanike ishte dërgimi i mijëra emigrantëve që hynin në Britaninë e Madhe në Ruandë, anulimin e të cilit Kryeministri Rishi Sunak e ka cilësuar si një rrezik për Britaninë e Madhe.