Llogaraja, mëngjesin e kësaj të diele, 9 prill, është zgjuar nën bardhësinë e borës.

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë risjellë sërish reshje borë në pranverë në Llogara.

Kontraktori i mirëmbajtjes së rrugës thekson se ka pasur reshje bore në Llogara, por pa krijuar problematika në qarkullim, pasi është pastruar dhe hedhur krip nga borëpastruset.

Deri më tani rruga është plotësisht e kalueshme.

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë sjellë reshje bore në Llogara.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se në Llogara gjatë orëve të mëngjesit ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Temperatura shënon 1°C.

Është punuar me mjete borëpastruese 🦺 dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi kryhet pa probleme “, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Borë dhe në Jug, zbardhet Llogaraja