Menjëherë pasi mbylli trajnimin nga ndërkombëtarët , numri Një i BKH, Aida Hajnaj, kaloi pragun e këtij institucioni herët në mëngjes.

Sfida e parë e zonjës Hajnaj është miratimi i rregullores mbi të cilën do zhvillohet gara për hetuesit e BKH. Pas kësaj pritet qeë javën e ardhshme të hapet gara për 60 hetuesit e ardhshëm të BKH që do jenë skuadra e vetme e SPAK.

Ndërkohë institucioni i SPAK dhe GJKKO është kthyer në kantier ndërtimi, në krahun e majtë ku qëndronin ish-prokurorët e krimeve të rënda po sistemohen zyrat duke instaluar teknologjinë më të sofistikuar.

Megjithatë edhe jashtë ambjenteve veç kamerave të sigurisë u instalua edhe sistemi i alarmit për të parandaluar hyrje të paautorizuara.

Sidoqoftë, puna me e rëndësishme nuk ka nisur ende, atë për të cilën u ngrit SPAKdhe BKH që do jetë goditja e të paprekshmeve.

VERITAS.COM.AL