Presidenti Rus, Vladimir Putin, ka marrë pjesë në dasmën e Ministres së Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, e cila është kritikuar pse e ka ftuar.

Zoti Putin erdhi me lule dhe vallëzoi me  nusen në dasmën që u orgaizua në provincën Styria të Austrisë jugore.

Politikanët e opozitës e kanë akuzuar zonjën Kneissl për minimin e politikës së jashtme të BE me zgjedhjet e saj të të ftuarve.

Zoti Putin ndaloi në Austri gjatë rrugës për në Gjermani ku do të mbajë bisedimet me kancelaren Angela Merkel.

Zonja Kneissl, 53 vjeç, po martohet me sipërmarrësin Ëolfgang Meilinger gjatë një ceremonie në qytetin e vogël Gamlitz, afër kufirit me Slloveninë.

Veritas.com.al/