Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin ka mbyllur mandatin e saj 4-vjeçar në Shqipëri dhe e djeshmja ka qenë dita e saj e fundit.
Vlahutin është mes dy ambasadorëve të aleatëve kryesor të Shqipërisë që largohet përmes mosdashjes dhe dëshirës për ta pasur. Por në publik ka fituar më shumë ‘mos- dëshira’ për ta pasur ambasadore, për shkak të anësisë së saj të theksuar në krah të qeverisë dhe të një vile shumë të shtrenjtë të ndërtuar nga ‘të ndershmit’ e BE.
Me këtë rast ajo ka pasur një mesazh për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ajo shkruan se ka punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe uron fuqi e vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE. Vlahutin ka edhe një falënderim për shqiptarët, me të cilët siç thotë ajo ndau 4 vite.
“Sot është dita ime e fundit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që pata për të punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria po ecën qëndrueshëm drejt vendit të saj në Bashkimin Evropian, dhe unë mund t’ju uroj veç fuqi dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt. Për mua, ka qenë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vitet e fundit. Faleminderit.
Ambasadorja Vlahutin”, shkruan ajo.
Veritas.com,.al/