Mungesa e ujit të pijshëm për të katërtën ditë radhazi, ka nxjerrë qytetarët e Vlorës në protestë. Qytetarët protestojnë para dyerve të bashkisë së Vlorës dhe kërkojnë zgjidhje të këtij problemi.

Qytetarët nisën protestën që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit.

Sipas asaj që raporton gazetari i ABC News, Elton Nika ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit që ka ndërprerë furnizimin me ujë. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *