Në ambientet e Gjykatës së Vlorë ku ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerit, ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë.
Pasi ka komunikuar me avokatin e Belerit, ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi është lejuar të hyjë në ambientet e gjykatës për të ndjekur seancën dhe masën e sigurisë ndaj Fredi Belerit.
Ditën e djeshme videot ku duken provat ndaj Fredi Belerit për blerje votash i janë treguar dhe ambasadores greke në Shqipëri gjatë vizitës së saj në drejtorinë e policisë së Vlorës.
Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ku 51-vjeçari garon përballë kryetarit aktual të bashkisë, Gjergji Goro, i cili kërkon një mandat tretë.