Nëna e 32 vjeçarit Armando Rrapaj në Vlorë sot ka përjetuar vdekjen e rëndë të të birit dhe “fundin” e saj. Sapo i kanë thënë se të birin e kishin dërguar me plagë në Spital, ajo ka rëndur për atje por i biri ka ndërruar jetë nga plagët.
Pas mesdite, rreth orës 2 Armando Rrapaj është qëlluar me thikë gjatë një sherri banal në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në periferi te Spitalit të Vlorës, në lagjen “Partizani”. Polcia ka mbërritur në vendngjarje; gjithashtu edhe nëna e viktimës. Por Armando nuk ka mundur të jetojë.
Agresorët që i morën jetën 32 vjeçarit Rrapaj janë dy vëllezër: KM dhe NM. Njëri prej tyre KM është arrestuar nga Policia, ndërsa i dyti ndodhet në kërkim.
/Veritas.com.al/