Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje në Shkodër.
Ne do të zbatojmë dekretin për ç’dekretimin e zgjedhjeve. Kjo është ezauruar, nuk mund të bëjmë më ndryshe. Është detyrim ligjor.
Kam komunikuar gjatë këtyre javëve me të gjithë institucionet duke bërë me dije këtë qëndrim. Kam vepruar menjëherë duke informuar institucionet që kanë lidhje me procesin zgjedhor. Kam bërë me dije KQZ-në, Prefektin, Ministrin e Brendshëm, për stopimin ë të gjithë procesit dhe veprimeve, që duhet të merreshin nëse do kishte zgjdhje.
Veritas.com.al