Shkruan: Shkodra News/

Voltana Ademi ndodhet ne “depresion” dhe po përballet me orët me te vështira te fund-mandatit te saj. Pas vendimit te gjykatës se Shkodrës për t’i njohur mandatin Valdrin Pjetrit ajo po përballet me refuzime te mëdha nga vartësit per urdhrat qe jep. Burime nga bashkia Shkodër bëjnë me dije se ajo ka urdhëruar punonjësit qe te behën gati për ne 13 gusht e ne vazhdim te protestojnë duke mos lejuar hyrjen e Valdrin Pjetrit dhe stafit te tij ne bashki, si forme refuzimi dhe mos njohje e zgjedhjeve te 30 qershorit pasi ka një dekret te presidentit.

Por këtë kërkesë te saj shume prej tyre po e refuzojne dhe kundërshtojnë me force pasi i druhen hakmarrjes qe do te pasonte veprimin e tyre nga kryebashkiaku i ri. Kështu ata kane vendosur t’i thonë jo Ademit qe ka humbur tashme te gjitha pushtetet dhe po perjeton ore aspak normale.

Te njëjtat burime shtojnë se punonjësit po e refuzojnë edhe me shume pas deklaratës se kryeministrit Rama se gratë dhe vajzat mund te vijojnë te mbajnë detyrat qe kane, duke mos patur largime politike por vetëm kush ka kryer shkelje apo abuzime me detyrën. Tashme se si do te veproje Ademi dhe kush do te jete krah saj për te kundërshtuar lirimin e zyrës ne gusht për Pjetrin, do te mbetet për tu pare, por sinjalet nuk i ka aspak pozitive e me gjasa deri atë dite te “revoltuarit” do te shtohen.

VERITAS.COM.AL/