Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se autoritetet ishin përballur me ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Europian, por ia kishin dalë me sukses.
Por theksoi se ka qënë një betejë e vazhdueshme.
“Ne kemi parë mjaft ndërhyrje jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë, për sa i përket opinionit tonë publik,” u tha ajo gazetarëve në një konferencë të CDU në Berlin.
“Ne kemi qenë në gjendje t’i menaxhojmë këto ndërhyrje, por sigurisht që nuk i kemi parë të gjitha,” përfundoi ajo pa dhënë detaje.