Gjatë fjalimit të saj përpara Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen u ndal në situatën e fundit në Poloni, ku u rrëzuan mbi 10 dronë rusë të cilat ishin të destinuara për të sulmuar Ukrainën.

“Sot kemi qenë dëshmitarë të një shkeljeje të papërgjegjshme dhe të paprecedentë të hapësirës ajrore polake dhe evropiane nga më shumë se 10 dronë rusë Shahid. Europa shpreh solidaritet të plotë me Poloninë.” Këtë e deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Mesazhi i Putinit është i qartë dhe përgjigja jonë duhet të jetë e qartë gjithashtu. Duhet të ushtrojmë presion, më shumë saksione, po përgatisim paketën e 19 të sanksioneve, të godasim energjetikën ruse.

Po vlerësojmë veçanërisht eliminimin më të shpejtë të karburanteve fosile ruse, po shqyrtojmë flotën e errët dhe vendet e treta dhe, njëkohësisht, kemi nevojë për mbështetje më të madhe për Ukrainën. Askush nuk ka bërë më shumë se Evropa për Ukrainën, duke nisur nga 117 miliardë Eurot. Nuk duhet të jenë vetëm taksapaguesit evropianë, duhet të paguajë Rusia për dëmet që i ka shkaktuar Ukrainës. Prandaj duhet të punojmë me shpejtësi për të gjetur mundësi të tjera për rindërtimin e Ukrainës, duke sekuestruar asetet ruse.”, tha von der Leyen.

Ajo shtoi se do të ndërtohet një mur mbrojtës me dronë mbi Kievin.

“Mund të njoftoj gjithashtu se Europa do të paradhurojë 6 miliardë euro nga kredia e G7-ës dhe do të nënshkruajë një aleancë për dronët me Ukrainën. Ukraina ka zgjuarsinë. Ajo që i duhet tani është shkalla industriale. Dhe së bashku mund t’ia sigurojmë këtë: që Ukraina të ruajë avantazhin e saj konkurrues ndaj Rusisë dhe Europa të forcojë të vetin. Do të ndërtojmë një mur dronësh.”, tha Ursula von der Leyen në Strasburg

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *