Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat të hënën e 8 nëntorit, pas takimit me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, u shpreh se vizita e saj në Tiranë përkon me një moment të rëndësishëm për vendin.

“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, nëse kemi parasysh publikimin nga Komisioni Evropian të progres raportit, që i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, edhe pse kjo në mënyrë të pandershme është ndërlidhur me zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Ai theksoi se Shqipëria do të vijojë përpjekjet për t’i çuar përpara reformat.

“Për nevojën e dakordësisë të të gjitha palëve, për zgjatjen e afateve të vettingut deri në 2024, nuk duhet të jetë kurrsesi një çështje politike. Jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord”.

Balla foli gjithashtu mbi abstenimin e deputetit Fatmir Xhafaj ne Keshillin e Legjislacionit, ku maxhoranca votoi propozimin per t’iu drejtuar per opinion Komisionit te Venecias lidhur me zgjatjen e afateve te inetitucioneve te Vettingut.

“Nuk ka mungesë dakordësie, Xhafaj është një ndër ata njerëz që ka dhënë kontribut në reformën në drejtësi. Kemi pasur diskutim edhe së bashku si kryetar grupi. Ai mendon se Venecia e ka pasur një opinion për këtë”.

Zgjatja e mandatit të vetting-ut

Ishte data 15 tetor kur Partia Socialiste depozitoi ne Kuvend kerkesen per zgjatjen e afatit te mandateve te Vettingut.

Kjo erdhi pasi afatet e komisioneve të vetting-ut përfundojnë pesë vite nga momenti i funksionimit.