Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat flet për votën e diasporës, pas përfundimit të numërimit.

“85 shtete të botës nga çdo kontinent që u regjistruan votuesit nga jashtë. Procesi i përgatitjes së dok zgjedhor nisi më 14 prill dhe përfunduan më datë 17 prill. Dërgesat e para u bënë rreth datës 12 dhe në datën 17 pritëm edhe dërgesat e para të votuesve nga jashtë. 29 prilli dita me numrin më të madh të votave të mbërritura në KQZ. Nuk mund të dërgonin dokumentacion vetëm 16 zgjedhësve në Rusi. Kanë marrë pjesë në votimi 82%  zgjedhësve, dhe nëse e vlerësojmë në raport me numrin e atyre që e kanë marrë shkon gati në 97%”, tha Celiabashi.

Sa i takon procesit të numërimit, Celibashi tha se zgjati 8 ditë.

I gjithë dokumentacioni i administrua në kuti që përmbanin sipas rregullsisë këtë dokumentacion, të ndarë në dy grupe në 945 kuti u administrua dokumentacioni që ishte i rregullt dhe në 14 kuti dokumentacioni i cili pasi u hap zarfi DHL u konstatua që nuk ishte në përputhje me protokollin e KQZ, Kemi pasur kuti të tilla nga 1 për çdo qark dhe 2 për Tiranën”, tha Celibashi.

Lajm ne perditesim…

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *