TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për media tregoi detaje mbi ecurinë e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Ai pohoi se deri tani janë mbi 42 mijë aplikime, ndërsa 9 mijë prej tyre janë refuzuar.

“Numri i aplikantëve po vjen  në rritje, aktualisht janë mbi 42 mijë. Numri i zgjedhësve, të cilëve iu është refuzuar kjo kërkesë është 9104. Janë 1873 zgjedhës, të cilët pasi iu është refuzuar kërkesa, kanë riaplikuar.  636 është numri i zgjedhësve që kanë riaplikuar dhe u është miratuar kërkesa. 209 931 shtetas me të drejtë vote, të cilëve u skadon letërnjoftimit, që u skadon deri më 15 maj 2025. Janë 160 213 shtetas, të cilët nuk kanë disponuar asnjëherë dokument identifikimi, pra nuk kanë aplikuar asnjëherë,  por ndërkohë janë shtetas shqiptarë dhe nuk kanë aplikuar për dokument identifikimin. Janë shtetas dhe jo domosdoshmërish votues. Nuk kanë aplikuar asnjëherë për dokument identifikimi”, tha ai.

Ai theksoi se KQZ-ja do t’i kërkojë Këshillit të Ministrave që të zgjasë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë.

“Duhet t’i kërkojmë këshillit të ministrave, që të zgjasin nëpërmjet aktit normativ vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit, për kategorinë e zgjedhësve shqiptarë, të cilët banojnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *