102 vota pro raportit të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe 101 vota pro për ngritjen e Komisionit Hetimor. Ky ishte rezultati i votimeve sot në sallën e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama bëri thirrje për ngritjen e komisionit që, sipas tij, do të sjellë edhe shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Maxhoranca socialiste, me votat e disa deputetëve të ‘opozitës së re’, votoi pro krijimit të komisionit që do të hetojë nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me vendimin për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Partia Socialiste ka shtuar dy vota në favor të saj në përplasjen me Ilir Metën, pasi në votimin e 13 qershorit kur u hodh poshtë dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve, ishin 100 deputetë që votuan për rrëzimin, ndërsa në votimin e sotëm, 102 vota
Vijon…