Policia e Elbasanit njoftoi se sot në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, është gjetur një person i vrarë me thikë. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë që kanë konstatuar se viktima është AM. 29 vjeç, banues në fshatin Shëmrizë, Gramsh.

Policia ka arrestuar si të dyshuar për krimin, Arlind Llallën, 25 vjeç.

Dyshimet kanë lindur të bazuara mbi sendet personale që autori i krimit ka harruar pranë viktimës së tij.

Vrasësi ka harruar xhupin dhe celularin pranë viktimës.

Po ashtu, u arrestua edhe një person tjetër, që e ka parë dhe nuk ka treguar për ngjarjen, Xhuljan Kokomecin, 39 vjeç.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale “një çiklomotor dhe një aparat celular”, thotë policia, që dyshohet se i përkasin viktimës si dhe një xhup i zi e  aparat celular, që dyshohet se i përkasin autorit të dyshuar për këtë ngjarje.