(FOTO: James T. Hodgkinson, autori i plagosjes së kongresmenit dhe disa të tjerëve)/

Nga WARNER TODD HUSTON/ Beritbart News

James T. Hodgkinson, në fakt ëhstë një vrasës, edhe pse viktimat e tij janë akoma gjallë në spital. Kongresmeni Republikan Scalise ndodhet në rrezik për jetën. Presidenti Trump tha se ‘ai mund të kishte shkaktuar kasaphanë mes njerëzish’ sikur të mos ishte ndalur nga Policia.

Njeriu i armatosur nga Illinoi që qëlloi mbi skuadrën e basketbollit të kongresmenëve Republikan në Virginia, ka një histori dhune, është mbështetës i kauzës së liberalëve në zgjedhjet presidenciale të Amerikës dhe voton për demokratë, të paktën, që nga vitri 2002.

Sipas gazetës ‘Belleville News-Democrat’, një gazetë e komunitetit në zonën e St. Louis ku ka jetuar Hodgkinson, autori i sulmit me armë ka qen identifikuar si mbështetës veçanërisht i kauzës liberale të demokratëve. Ai ka punuar si vullnetar në fushatën elektorale presidenciale të kandidatit socialist Bernie Sanders.

Edhe Twitteri i i të dyshuarit për vrasje është i mbushur plot me politika liberale.

Gazeta raporton se Hodgkinson i përkiste një grupi në Facebook, i quajtur “Kufizimi i Partisë Republikane”.

Sulmuesi kundër kongresmenëve republikan ishte gjithashtu i lidhur me një listë të gjatë të faqeve të grupeve ekstremiste të majta, duke përfshirë edhe grupe si “ Elspozoni mashtrimet e republikanëve”, Partia Social Demokrate Liberale”, “Bojkoto Partinë Republikane”, “Unë e urrej Donald Trump”, “Bashkohuni për të përballuar Trump”, etj.

Dje mbasdite, Senatori Danders u ëprgjigj për faktin se agresori ka qenë pjesë e fushatës së tij, por e denoncoi aktin që kreu militanti i vet ‘në kushte të paqarta”.

/Veritas.com.al/