Njeriu i armatosur që qëlloi të Dielën në kishën e Texas, Devin Patrick Kelley kishte tre armë dhe ishte në grindje me njerkën e tij gjë që u bë shkak për veprën që kreu- sipas zyrtarëve.

Sulmi në kishën e vogël diku në periferi të San Antonio gjatë shërbesës ditën e  Diele, la 26 persona të vdekur dhe 20 të plagosur.

I armatosuri thërriti thërriti të atin pasi u qëllua me armë dhe i tha se nuk beson se mund të mbijetonte.

Kelley nuk kishte leje legale për mbajtje armësh, ku përfshiheshin një pushkë dhe dy pistoleta- tha policia.

Hetuesit thanë të hënën se ai hoshi pushken në kishë para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Freeman Martin, drejtori rajonal për Departamentin e Sigurisë Publike në Texas, iu tha reporterëve  se Kelly vdiq nga nga plaga që iu shkaktua psi u qëllua nga “hidrauliku i mirë”.

Zyrtarët ende nuk i kanë identifikuar viktimat.

Veritas.com.al/