Gjykata e Lezhës i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit portugez Ruben Saravia i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit të kaluar në Shëngjin.
I ekstraduari nga Maroku, në datën 31 dhjetor të vitit të kaluar, ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk kishte lidhje me vrasjen e Nikulajt. Ai mësohet të jetë shprehur se me akuzën e ngritur ndaj tij ishte njohur nëpërmjet mediave.
Ndërsa avokati i Saravias, u shpreh se klienti i tij nuk ka njohje me asnjë shtetas shqiptar. Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Lezhës la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Saravian, masë e cila ishte vendosur muaj më parë që në momentin kur prokuroria e deklaroi si të dyshuarin kryesor për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në ambientet e lokalit të vetë viktimës.