Katër persona, të dyshuar si autorë të vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, janë arrestuar nga policia e kufirit në Muriqan në bashkëpunim me policinë e rendit. ABC News mëson se janë arrestuar Arjan e Rrustem Hasa, babë e bir, ndërsa dy të tjerët janë të afërm të tyre.
Njëri është autori ndërsa tre të tjerët e kanë ndihmuar në kryerjen e krimit.
I riu u ekzekutua me armë zjarri më 5 Janar në fshatin Dragoç të Shkodrës. I riu ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur është qëlluar disa herë. Grupi hetimor, pas mbledhjes të provave, ka arritur në konkluzionin se është qëlluar vetëm nga një autor, nga të dyja anët e makinës.
Pista kryesore ku hetimet janë përqendruar është ajo e konflikteve personale. Ramazan Mataj dyshohet se ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori për të cilat mund të kenë krijuar konflikte. Përveç kësaj, hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti në Belgjikë.
Komente