Të shtëna me armë janë shënuar këtë të martë në Shëngjin, ku ka mbetur i vdekur Ardjan Nikulaj, ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, e cila është në pronësi të viktimës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së vrasjes së biznesmenit.

Kush është Ardian Nikulaj:

51-vjeçari ka qenë kandidat për deputetet për zgjedhjet e vitit 2021. Këtë vit ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.

Ardian Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim.