( FOTO: Ali Abdullah Saleh u bë aleat me lëvizjen  Houthis pasi lufta civile nisi në vitin 2015)/ 

Ish presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh është vrarë në luftë me ish- aleatët e tij, sipas raportimeve.

Media e kontrolluare nga lëvizja rebele Houthi citon zyrtarët tëcilët kanë deklaruar “fundin e krizës së milicisë tradhtare dhe vrasjen e liderit të saj”.

Burime nga Kongresi i Partisë së Popullit të zotit Saleh gjithashtu konfirmojnë se ai ka vdekur, sipas Al Arabiya TV.

Fotot dhe videot që qarkulluan online treguan trupin e burrit të përngjashëm me zotin Saleh me plagë të rënda në kokë.

Deri javën e kaluar, mbështetësit e zotit Saleh kanë qenë duke luftuar përkrah lëvizjes Houthis në luftë kundër presidentit aktual, Abdrabbuh Mansour Hadi.

Por tensioni i gjatë dhe debatet mbi kontrollin e xhamisë kryesore në kryeqytetin e kontrolluar nga rebelët, Sanaa, nxitën përplasje të ashpra që lanë më shumë se 125 persona të vdekur dhe 238 të plagosur që të mërkurën në mbrëmje.

Veritas.com.al/