
Një burrë nga Indiana, i cili kishte qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kapitol Hill në trazirat e 6 janarit dhe ishte falur në Janar nga Donald Trump është qëlluar për vdekje nga policia amerikane.
Ngjarja ka ndodhur ne 28 janar , por pamjet e kamerave të trupit të oficerëve janë publikuar së fundmi. Pasi ishte ndalur nga policia për një kontroll rutine Mathju Hatëll kishte vrapuar drejt makinës së tij për të marrë një armë dhe kishte ulëritur se nuk mund të kishte probleme me drejtësinë.
Për shkak të rrezikut që krijoi policia amerikane qëlloi mbi të duke e lënë të vrarë. Autoritetet Amerikane thonë se Policia veproi në mënyrë të duhur për shkak të rrezikut që 42 vjeçari shkaktoi.
Komente