(FOTO: Tefik Hyka biznesmeni i Fabrikës së Tullave)/
Në orët e mëngjesit janë dëgjuar të shtëna me armë pranë stadiumit “Selman Stermasi” në kryeqytet. Sipas verifikimeve policore në vendin e ngjarjes, viktimë e atentatit të armatosur ka mbetur shtetasi Tefik Hysa- ish pronar i Fabrikës së Tullave në Vorë, Tiranë. Hyka është qëlluar me dy plumba në kokë dhe ndodhet në gjendje shumë kriike në spital.
Hyka ndodhej në një bar kur atentatori qëlloi me armë në kokë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar . Policia nuk jep të dhëna mbi identitetin, por bëhet fjalë për një person të dyshuar që është arrestuar nga policia vetëm pak minuta pas ngjarjes. Më vonë pritet që të jepen të dhëna nga policia e Tiranës.
Sipas dëshmitarëve ka qenë tejet e lehtë të identifikohet vendi ku ka ikur autori.
Ky është atentati i dytë që ngrihet kundër Tefik Hykës. Herën e parë ai shpëtoi pa dëmtime.
Dyshimet e para mbi shkakun e atentatit shkojnë te hakmarrja mbi një vrasje të kryer në vitin 1995. Atë vit është vrarë ‘i forti i Shijakut’, Dritan Avdyli, dhe dyshohet e Tefik Hyka e ka nxjerrë viktimën në pritë ku u vra.
Veritas.com.al/