Ivan Fandino, një toreador i famshëm spanjoll, u vra në një arenë të Francës nga një dem ditën e shtunë.

36-vjeçari nga Bilbao u pengua gjatë luftimit tradicional me demin dhe mori një goditje të fortë me bri në gjoks, duke iu shpuar një mushkëri. Fandino ndërroi jetë pasi pësoi dy herë atak kardiak në ambulancën që po e dërgonte në spital.

Në Spanjë ky ishte lajmi kryesor në çdo media, ditën e Diele. Edhe familja mbretërore e konsideroi ‘tragjedi’ vdekjen e toreadorit.

Ndryshe e panë këtë ngjarje aktivistët e të drejtave mbrojtjes së kafshëve.

Në një komunikatë, ata e quajtën vdekjen e Fandinos “tragjedi”, por shtuan: “Tragjedi është çdo luftim për 1000 demat që vriten brutalisht në Francë çdo vit. Këta dema nuk kanë asnjë shans mbijetese dhe i nënshtrohen një vdekjeje të dhimbshme”.

Veritas.com.al/